Komuna Stebleve shtrihet ne pjesen lindore te Shqiperise ne kufi me Maqedonine, ne pjesen me veriore te rrethit te Librazhdit, ne mes te rruges kombetare qe lidh Librazhdin me Dibren. E vendosur mes bjeshkeve dhe pyjeve te shumte duke filluar nga Fushe - Studna me fshatin Llange e duke perfunduar ne Malin e Carit, perpjete Perroit te Govatave tek Guri i Shqipes. Ajo ben pjese ne zonen klimaterike mesdhetare malore me dimer te ftohte dhe vere te fresket. Ne dimer debora arrin trashesi deri ne 1m. Fusha e Studnes, Fusha e Kucoves, Fusha e Draganit, Fusha e Mllaces, Fusha e 30-es (tek piramida) jane nje perle e vertete dhe vende qe ofrojne mundesi te medha per turizem malor veror dhe dimeror. Keto fusha shtrihen ne lartesi nga 1200 - 1800m mbi nivelin e detit, dhe per sfond kane Malin e Gurit, Malin e Zylit, Malin e Mirakes, Malin e Kallkanit, Malin e Raducit, Malin e Carit, te bukur, te larte dhe terheqes. Stebleva ndodhet 110km larg Tiranes, ne nje lartesi 1200m mbi nivelin e detit. Ajo kufizohet ne veri me fshatrat Klenje, Gjinovec e Trebisht, ne lindje me kufirin shteteror me Maqedonine, ne Jug me fshatin Qarrishte te Librazhdit dhe ne perendim me fshatin Borove. Deri ne vitin 1992 ka qene fshat i Rrethit te Dibres.Pas vitit 1992 u bashkua me Rrethin e Librazhdit dhe Qarkun e Elbasanit per shkak te afersise. |
|
Profili ekonomik dhe turizmi Qysh ne vitin 1937 Stebleva ka percaktuar ekzakt kufijte e saj me fshatrat fqinje duke i regjistruar ato ne tapine e ketij viti. Gjithashtu fshati disponon edhe tapine e kohes se pushtimit turk. Vetem ne ekonomine pyjore Stebleve - Prodan, sipas statistikave ka 1200 ha pyje te moshes 80 vjecare te ruajtura ne gjendjen e tyre natyrale. Fshati Stebleve ka nje siperfaqe prej 5685,2 hektare. Nga kjo siperfaqe, 1350 ha jane pyje te uleta dhe kullota te gjelberuara, 2768 ha jane pyje te larta ahu, 80 ha jane pyje te reja pishe te zeze si dhe nje sasi pyjesh dushku. Pas ketyre pyjeve shtrihen kullotat alpine te Raducit dhe Visharices me burime ujore te kristalta. Disa nga vendet me bukuri te vecante jane: Fusha e Stebleves e pershkruar nga ujera pa mbarim, Mali i Raducit (2082m), Mali i Draganit, Liqeni natyral i Draganit, Geshtenjat e Egra, Fusha e 30-es, Cajret e Thata, Livadhet e Visharices, Kallkani (2134m), Mali i Stratorit, Pyjet e Mllaces, Pyjet e Kusarit, Perroi i Govatave, Cesma e Ataturkut, Vakefi i Stebleves Varri i Gjizaxhiut, Kodra e Boroves etj. Numuri shume i madh i burimeve natyrale ujore, perrenjve, dy prej liqeneve me tipike te ketyre lartesive, numuri i madh i lendinave e livadheve, kullotat alpine dhe klima malore e ben Stebleven nje vend shume pershtatshem per turizmin malor. Ketu, turistet vendas dhe ata te huaj do te gjejne pervec resurseve nayrore edhe ambjente te pershtatshme strehimi dhe pushimi si dhe nje infrastrukture akomodimi qe po zhvillohet cdo dite, me resorte dhe ndertime te tjera qe po e plotesojne ate.Mbrojtja e ketyre pasurive natyrore dhe kthimi i Stebleves ne zone turistike eshte objektivi kryesor i Shoqates Stebleva. |
|
Flora dhe fauna Pervec pasurive pyjore te permendura me lart me pemet e drurit te ahut, pishes se zeze, lisit, bredhit te bardhe, panjes, vidhit, ka nje larmi te jashtezakonshme te bimeve medicinale si dellinja e zeze, trendafili i eger, hithra, luleshtrydhja, mjedra, salepi, njemijefleteshi, shtogu, boronica, dhjetera lloje kerpudhash me shije te pa krahasueshme e me vlera te shumta mjedisore. Kullotat alpine te kesaj zone shquhen per shume llojshmerine e bimesise me lulet shume ngjyreshe ne livadhet e panumerta. Ne keto masive pyjore jetojne nje mori kafshesh te egra brejtese dhe grabitqare si: Ariu, ujku, dhelpra, derri i iger, kaprolli, macja e eger, rreqebulli, lepuri etj. Jetojne gjithashtu nje numer i madh shpendesh te egra si: Qyqja, harabeli, thelleza e malit, pellumbi i eger, grifsha, skifteri dhe dhjetera lloje zogjsh te vegjel.
|
|
Figura te shquara te Stebleves Krahina dhe fshati i Stebleves jane te permendura tradicionalisht per breza mjeshtrash ndertimi qe kane lene gjurmet e tyre ne shume vepra ndertimore ne te gjithe Shqiperine, ne vende te ndryshme brenda dhe jashte Europes. Permendet ketu dhe pjesmarrja e tyre ne ndertimin e kishave e xhamive ne Tirane, Gjirokaster etj.
|
|
Per me teper informacione ne lidhje me Kryetarin e Shoqates, Kryesine, Kryeredaksine e Gazetes Stebleva
Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. . Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005.