Mire se vini ne Stebleve!  

Steblevasit jane te permendur tradicionalisht si tregetare te shquar etj. Po keshtu Stebleva shquhet per nje mori personalitetesh ne fushen e arsimit, shkences, fese si dhe figurash te shquara patriotike etj. Ketu po permendim ato me te spikaturat

Figura te shquara historike te Stebleves

Pleqtë Vahit Ereqi dhe Destan Bala tregojnë se Mustafa Qemal Ataturku është biri i një nëne prej Sebishti ndërsa i jati i tij ka qenë nga Stebleva. Ata janë larguar në emigrim në Selanik. Atje ka lindur Mustafa Qemali. Tokat e tyre në Steblevë janë edhe sot , tokat e Cankajve poshtë malit të Osojit. Vetëm për të ndërtuar çezmën në vendin e quajtur Terzicë ka paguar dy qese me flori. Rrënjët e tij shqiptare prej fshatit Steblevë të Dibrës i tregon edhe ngjarja që po ju tregojmë:
Një steblevas nga Bandajt në Stamboll në një kafe vret Prefektin e qytetit sepse ai shan Shqipërinë. E dënojnë me vdekje. Një grup steblevas shkojnë te Qemal Ataturku dhe i kërkojnë që t'i falë jetën. Mustafa Qemali ka thënë: "Për ta vrarë nuk e vrasim , por jam i detyruar ta internoj".

Hazis Lila

Delegat i Kongresit te Manastirit dhe i aktit te Pavaresise. Hazis Lila ose siç njihet nga shtypi kohës Hazis Efendiu ose Hoxhë Lila  u lind në Steblevë të Dibrës në vitin 1875 në një familje të mesme fshatare me tradita patriotike. Mësimet e para në shqip dhe turqisht i mori i në fshatin e tij nga Imer Hoxha, i cili përveçse kryente shërbimet fetare në xhami si hoxhë, jepte mësim në Mejtepin e fshatit në gjuhën turke dhe fshehurazi edhe gjuhën shqipe  nëpërmjet një abetareje që e kishte futur në Shqipëri që në vitin 1890 patrioti Dervish Zharri nga Berzeshta. Studimet i mesme i kreu në Selanik. Studimet e larta i kreu në Stamboll për teologji. Pasi kreu me sukses studimet e larta për teologji u specializua për filozofi dhe astrologji në Francë. Ai ishte njohës i shkëlqyer i arabishtes, turqishtes , persishtes dhe frëngjishtes. Mbasi mbaron studimet në Francë, kthehet në Shqipëri në moshën 30 vjeçare dhe emërohet profesor për gjuhën turke në Gostivar  dhe më vonë drejtor i shkollës së mesme turke në Dibër të Madhe. Në këtë qytet ai njihet dhe futet në veprimtari të përbashkët me Vehbi Dibrën, Hoxhë Moglicën, Said Najdenin etj.

Hazis Lila

Hasan Shermeti (Sula), i mbiquajturi Hoxhe Moglica, ka lindur në Moglicë të Okshtunit më 1852, në një familje të dëgjuar për ndjenja të thella patriotike e atdhetare. Në fshatin e lindjes kaloi fëmijërinë dhe së bashku me ushqimin e gjirin e nënës , u mëkua me dashurinë për vëndlindjen dhe urrejtjen për armiqtë e kombit, cilido qofshin ata, tyrq,sllavë,bullgarë apo të shitur tek të huajt. I paisur me një zgjuarsi e pjekuri të rrallë, ai ëndërronte një Shqipëri të lirë dhe me njerëz të ditur, me arsimim e kulturë në gjuhën amtare. Që në moshë të vogël ai iu lut të atit që të arsimohej e shkollohet duke e mar me vehte atje ku punonte, në Peqin të Elbasanit, ku krahas punës si specialist, edhe do të mësonte në mejtep(shkollë fillore turke).Hasani, pa u shkëputur nga puna, me zellin dhe zgjuarsinë që e karakterizonte, e mbaroi këtë shkollë me rezultate të shkëlqyera, gjë e cila i dha mundësinë të atit t’a rregjistronte në medresenë e Elbasanit..Edhe këtu, me vullnetin,talentin e etjen për dije e kulturë, mbaroi me rezultate të shkëlqyera dhe përvetësoi në të shkruar e në të folur osmanishten etj.

Hasan Moglica

Qemal Stafa

Qemal Stafa (Hero i popullit)
(1920-1942)
Origjina e familjes së Heroit të popullit Qemal Stafa është fshati Zabzun i Dibrës, sot Komuna e Steblevës.Të  parët e Qemalit  janë  me origjinë  nga Zabzuni i Dibrës dhe u vendosën në Elbasan si rezultat i dyndjeve serbo-bullgare e djegieve të herëpashershme të  kësaj zone nga sllavët. Rreth 200 vjet me parë, Zabzuni ka qenë qendër e madhe banimi me rreth 650 shtëpi, rrugë të shtruara me gurë që ndriçoheshin me fenerë.

Vahid Kormaku

Ndër patriotët steblevas që kanë kontribuar në luftën për gjuhën, lirinë e përparimin e vendit është dhe Vahid Kormaku. Ai lindi në Steblevë më 17.06.1885 në një familje me tradita patriotike dhe atdhetare. Në fundin e shekullit XIX, si shumë gollobordas të tjerë, për të siguruar jetesën e familjes, dhe Sali Kormaku mori rrugën e kurbetit. Ai kishte arritur të siguronte një vënd pune si mjeshtër e ndërtues në Selanik, ku influenca e elementit shqiptar ishte e ndjeshme, ku kultura orientale ishte asimiluar nga vendasit. Me vete në kurbet, Sali Kormaku kishte marre edhe të birin, Vahidin. Njëkohësisht, Saliu, duke jetuar e punuar në emigrim, kishte kërkesa për arsimimin e djalit të tij. Ky është dhe motivi që e shtyu Saliun që të mos i ushqente të birit profesionin e tij, atë të ndërtuesit, por atë të shkollimit.

Kryepleqte e Stebleves nder vite

Islam Hoxha

Islam Kurt Lami

Adem Bojaxhiu

Ajdin Gruda

Zenel Lami

HajrullaKuburi

Selman Mersi

Kadri Tamizi

Njerez te thjeshte nder vite

Informacione kontakti

Per me teper informacione ne lidhje me Kryetarin e Shoqates, Kryesine, Kryeredaksine e Gazetes Stebleva

lexo me teper

Gazeta Stebleva

Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. . Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005.

lexo me teper

Projekte te Shoqates

This section is under construction...

lexo me teper

Posta jone elektronike

goni
goni
beni
goni