Figura te shquara te Stebleves Steblevasit jane te permendur tradicionalisht si tregetare te shquar etj. Po keshtu Stebleva shquhet per nje mori personalitetesh ne fushen e arsimit, shkences, fese si dhe figurash te shquara patriotike etj.
|
|
Hasan Shermeti (Sula), i mbiquajturi Hoxhe Moglica, ka lindur në Moglicë të Okshtunit më 1852, në një familje të dëgjuar për ndjenja të thella patriotike e atdhetare. Në fshatin e lindjes kaloi fëmijërinë dhe së bashku me ushqimin e gjirin e nënës , u mëkua me dashurinë për vëndlindjen dhe urrejtjen për armiqtë e kombit, cilido qofshin ata, tyrq,sllavë,bullgarë apo të shitur tek të huajt. I paisur me një zgjuarsi e pjekuri të rrallë, ai ëndërronte një Shqipëri të lirë dhe me njerëz të ditur, me arsimim e kulturë në gjuhën amtare. Që në moshë të vogël ai iu lut të atit që të arsimohej e shkollohet duke e mar me vehte atje ku punonte, në Peqin të Elbasanit, ku krahas punës si specialist, edhe do të mësonte në mejtep(shkollë fillore turke).Hasani, pa u shkëputur nga puna, me zellin dhe zgjuarsinë që e karakterizonte, e mbaroi këtë shkollë me rezultate të shkëlqyera, gjë e cila i dha mundësinë të atit t’a rregjistronte në medresenë e Elbasanit..Edhe këtu, me vullnetin,talentin e etjen për dije e kulturë, mbaroi me rezultate të shkëlqyera dhe përvetësoi në të shkruar e në të folur osmanishten e vjetër,gjuhën turke, persishten, dhe tinësisht, edhe shqipen e shkruar. Në vitin 1976, në moshën 22 vjecare, mbaroi Medresenë duke u titulluar Hoxhë (mësues e predikues) i fesë islame, titull të cilin do t’a mbante e do të thirrej nga populli deri në castet e fundit të jetës.I paisur me kulturë e shkallë të lartë njohurishë teologjike për kohën, Hoxhe Moglica u kthye menjëherë në fshatin e tij të lindjes , fillimisht si Imam xhamie, por edhe predikues i ideve patriotike-atdhetare të Rilindjes Kombëtare. |
||
Klerik dhe dijetar i shquar |
||
|
I frymëzuar nga fjalët e Profetit:
“ Hulum vatan, minel Imam”, që do
të thotë “Pa Atdhe nuk ka Fe”, ju vu
me zell e perkushtim veprimtarisë së
mirëfilltë kombëtare, duke grumbulluar
rreth vehtes bashkëkrahinarët e tij, të
cilët dalloheshin për veprimtari pattriotike.
Shtëpia e tij u bë bazë e rëndësishme
dhe strehë për të gjithë nacionalistët
që mereshin me veprimtari atdhetare
dhe ndiqeshin nga qeveritaret
e asaj kohe. Synimi i tyre ishte: “ Liri
Atdheut”, ose shprehimisht “Shqipëri e
Lirë”.
Në këtë kuadër, Hoxhë Moglica,
rreth viteve 1887- 1900, zhvilloi një veprimtari
politike e atdhetare kundër pushtuesve
turq dhe sunimeve shoviniste të
fqinjëve serbo-bullgar ballkanas. Kjo
veprimtari I kaloi kufinjtë e Okshtunit dhe
u shtri pothuaj në të gjitha fshatrat e
Gollobordës e më gjërë. Ndërkohë për
të përballuar cdo rrezik e të pa pritur,
me nismën dhe nën drejtimine Hasan
Moglicës, u formua një njësit vetrmbrojtje
ku bënin pjesë bashkëfshatarët:
Kurt e Hysen Balla, Avdi e Shaqir Sollaku,
Dalip e Ferhat Hoxha,Tafë e Jashar
Hysa,Shaqir,Din,Tahir e Rrapush
Gega, Ymer Lika, Myslym
Koka,Balli,Jemin,Maksut,Hajdar e
Jonuz Koci, Ymer e Mehmet
Stojku,Murat Salku,Jashar e Tahir Rexha,
Rexhet e Mehmet Lika, Mehmet e
Ramazan Brici, Isuf e Mehmet Sula etj… Ndër këto kuvende, me rëndësi, është ai i Fushës së Klenjës. Për këtë, patrioti dhe publicisti Haki Stërmilli shkruan: “ Hoxhe Moglica e mblodhi popullin e Gollobordës e mbasi ua shpjegoi gjatë e gjërë vendimete mara në Manastir, u foli mbi rëndësinë eë Shkollës Normale të Elbasanit dhe përfundoi tue kërkue prej cdo dere të parisë së Gollobordës të dërgonin nga një djalë në këtë shkollë. Mbasi i dhanë të gjithë besën se fjalët e tij do të realizoheshin, mbledhja u shpërnda krejt entuziaste nga fjalët e Hoxhes, , tue qit edhe pushkë nga gëzimi pushtues”. (Haki Stërmilli, “Dibra në pragun e Historisë”, Fq.53,Viti 1940). I entuziazmuar thellë nga këto suksese, Hoxhe Moglica e dendësoi veprimtarinë e tij, duke kaluar fshat më fshat për të përgatitur nisjen e djemve për në Normalen e Elbasanit. Por paria e Gollobordës, e trembur nga presionet e autoriteteve turke për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Fushës së Klenjës, nuk e mbajti fjalën dhe besën e dhënë. Vetëm okshtunasit, e në radhë të parë vetë Hoxhe Moglica, nuk u tundën nga presioni I gjithëanëshëm , por përgatitën dhe dërguan 7 djem në normalen e Elbasanit. Tre nga këta ishin nag shtëpia e Hoxhë Moglicës e të nisur me shpenzimet e tij. Edhe nga Sebishti Hoxhe Moglica dërgoi djalin e patriotit Sulë Lila, të coilin e kishte edhe mik shtëpie. Dërgimi i 8 nxënësve nga zona e Gollobordës në Normalen e Elbasanit, në vitin e parë të hapjes, kur numri nga e gjithë Shqipëria ishte 29 nxënës, jo vetëm tregon prirjet dhe etjen arsimdashëse të popullit të Gollobordës, por edhe punën durimplotë që kishte bërë Hoxhë Moglica dhe rëndësinë që ai u jepte përgatitjes së njerëzve të dijes me gjuhën amtare shqipe. Moglica nuk e ndërpreu asnjë cast veprimtarinë në funksion të shkollimit të fëmijëve të Okshtunit e Gollobordës, duke e kthyer shtëpinë e tijë në një shkollë të vërtetë. Ai u bë sjellës e përcjellës i Abetares shqipe, duke e sjellë nga Stambolli fshehur në thasët e sheqerit. “Ai solli 5000 abetare të tilla” Shkruhet
në revistën e kohës “Zani i Naltë”.
Me dashurinë për librin që ndihmonte
më tej të dritës së diturisë, me
shpenzimet e tij dhe me ndihmën e
miqve që i kishte kudo, Hoxhë Moglica
e ktheu shtëpinë prej 28 dhomash në
Moglicë në një bibliotekë-shkollë, krahas
shkollë turke që e kishte hapur tek
Ara e Martinit që në vitin 1904. Këtë bibliotekë
dhe gjithë sa dogjën forcat e
Turgut Pashës më 1908, së bashku
me 15 shtëpi të tjera të Okshtunit.
E gjithë dëshirën e madhe të Hasan
Moglicës për të mar pjesë në shpalljene “Dorëzohu Hoxhë se je i zanë Shpërblim e grada me të dhanë Vec një fjalë me n’a thanë Këtu shqiptari nuk ka qënë..!! ...Ju vërtetë n’a keni pushtue Ne një ditë kemi me fitue Në këtë vënd ku unë po bie..”. … Ka qënë, është e do të jetë fole Shqiponjash…. Hoxhë Moglica në vitin 1975 është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor si Patriot e Atdhetar i shquar, eshtrat e tij prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Peshkopi, ndërsa gazeta “Dibra” e ka vlerësuar si “Dibrani i Shekullit!”. Shkrim nga HYSNI CELA |
Per me teper informacione ne lidhje me Kryetarin e Shoqates, Kryesine, Kryeredaksine e Gazetes Stebleva
Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. . Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005.