Mire se vini ne Stebleve!  

 

 

Figura te shquara te Stebleves

Steblevasit jane te permendur tradicionalisht si tregetare te shquar etj. Po keshtu Stebleva shquhet per nje mori personalitetesh ne fushen e arsimit, shkences, fese si dhe figurash te shquara patriotike etj.

 

 

 

 

Qemal Stafa

Origjina e familjes së Heroit të popullit Qemal Stafa është fshati Zabzun i Dibrës, sot Komuna e Steblevës.Të  parët e Qemalit  janë  me origjinë  nga Zabzuni i Dibrës dhe u vendosën në Elbasan si rezultat i dyndjeve serbo-bullgare e djegieve të herëpashershme të  kësaj zone nga sllavët. Rreth 200 vjet me parë, Zabzuni ka qenë qendër e madhe banimi me rreth 650 shtëpi, rrugë të shtruara me gurë që ndriçoheshin me fenerë.

Qemal Stafa

Hero i popullit

 

 
 

Major Hasan Stafa, babai i Qemalit, bashkëstudent ushtarak me Mustafa Qemal Ataturkun
Në  Elbasan lindi babai i Qemalit, Hasan Stafa, i cili, pasi mbaroi shkollën në qytetin e lindjes, studioi në gjimnazin ushtarak të Manastirit. Meqenese ishte një nxënës shumë i mirë, pas gjimnazit studioi në Akademinë Ushtarake 'Harbije' të Stambollit, nga ku doli me gradën toger në vitin 1902.
Hasani  ka pasur shok të ngushtë  na akademinë  ushtarake Mustafa Qemal Ataturkun, që u bë themeluesi  i Turqise moderne.
Kur shqiptarët shpallën pavarësinë nga Turqia, pas shumë vitesh në ushtrinë otomane në qytete, si Seresi, Selaniku, Manastiri, etj., kapiten Hasan Stafa u kthye në atdhe për të qenë plotësisht në shërbim të shtetit të ri shqiptar. Meqenëse  ishte njëri nga ushtarakët që pati luftuar për pavarësinë  e Shqipërise nga Perandoria osmane, ai është cilësuar si një  nga oficerët e Pavarësisë. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës, duke pasur parasysh nacionalizmin dhe patriotizmin e kapiten Hasan Stafës, atij dhe dy oficerëve të tjerë shqiptarë iu dha gradat e larta si major  të ushtrisë shqiptare.
Në këtë kohë Hasan Stafa u martua me Sabrie Veli Dylgjerin, bijë e një familjeje të pasur të qytetit të Elbasanit, mbesë e oficerëve patriotë  kapiten Kamber Sejdini dhe kolonel Kasem Sejdini, ky i fundit ish-komandant i përgjithshëm i Xhandarmërise Shqiptare.
Me Sabrien, Hasan Stafa pati pesë fëmijë: Veliun, Jalldyzin, Alaudinin, Qemalin dhe Dritën, pa harruar këtu edhe një vajzë të birësuar nga shtresat e varfra që quhej Shahe Stafa, e cila i ka rritur të gjithë fëmijët dhe ka qenë  kujdestare shtëpie në këtë  familje.
Në vitin 1923 major Hasan Stafën, për arsye pune  e transferuan në Shkodër. Në fillim e caktuan në  detyrën e  komandantit të garnizonit dhe më vonë drejtor të Zyrës së Rekrutimit.
Në  Shkodër Hasani  la emër të mirë, pasi ai i lironte para kohe ushtarët nga familjet  e varfëra. Sot e kësaj ditë në Shkodër, në kujtim  të Hasan Stafës, ka një vend që quhet shtëpia e majorit. Major Hasan Stafa  ka pasur një bibliotekë mjaft të pasur, e cila pjesërisht ka mbijetuar deri në ditët tona, duke qenë kështu  një  nga reliket më të çmuara të familjes  Stafa. Hasan Stafa lexonte dhe zotëronte mirë katër gjuhë të huaja, turqisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht. Ai ishte besimtar dhe në shtëpinë e Stafajve respektoheshin të gjitha ritet fetare të besimit mysliman. Këtë  e vërtetojnë dy libra të Kuranit, shume të vjetër, që gjenden ende në bibliotekën e familjes, të botuar rreth 250 vjet më parë.
Si ra Qemal Stafa në kontakt me idete komuniste?
Kush ndikoi tek ai për këtë?
Qemal Stafa lindi me 1920, në një familje patriote, në  Elbasan. Mësimet e para i kreu ne Kolegjin Saverian të Etërve Jezuitë në  Shkodër dhe më pas në Gjimnazin e Shkodrës, gjer më 1936, kur me familjen vendoset në  Tiranë. Po në këtë vit nis mësimet në Gjimnazin e Tiranës, ku më 1937 formon celulën e parë komuniste. Më 1938 mbaron gjimnazin dhe në dhjetor të po atij viti regjistrohet në Fakultetin e Drejtësisë në Firence, po s'i vazhdon studimet dhe kthehet në Shqipëri, e arrestohet. Në Kolegjin e Jezuitëve  në Shkodër  ka pasur shoqëri me Qemal Borjen, një intelektual i shquar i vendit tonë. Edhe pse Qemali jetonte në një familje ku nuk i mungonte asgjë, ai përsëri vuante shpirtërisht për të varfërit që në atë kohë  në Shkodër, ashtu si edhe në të gjithë Shqipërinë  ishin shumë. Në  formimin e botëkuptimit të tij si revolucionar kanë  ndikuar veprat e Dostojevskit, të cilat ndodhen që nga ajo kohë në bibliotekën e shtëpisë. Po kështu  edhe veprat e Tolstoit kanë ndikuar  tek  Qemali  e ndër veprat e tij kishte në bibliotekë 'Ressurezione', 'Sonata e Kroijcerit' etj'.
Qemali zotëronte disa gjuhë të  huaja si latinisht, frëngjisht, turqisht, italisht, greqishten e vjetër.  Ai pati filluar të merrte njohuri edhe në  gjuhën gjermane. Qemali ka lexuar dhe studiuar mirë edhe romanin e Gorkit  'Nëna', përkthyer në shqip nga Tahir Zavalani, libër  ky i biblioteskës personale.
Kur profesori i gjimnazit të Shkodrës, Skënder Luarasi  hapi një fushatë për zëvëndësimin e festës allaturka me kapele, Qemali ishte një nga përkrahësit e tij kryesor. Mjedisi i qytetit të Shkodrës e etikoi atë  ateist dhe më vonë  komunist. Të mos harrojmë se në atë kohë Qemali nuk ishte më tepër se 15 vjeç. Bota shpirtërore e Qemalit pasqyrohet shumë  bukur në shkrimet e tij, të cilat në kohën e Zogut i ka botuar në revisten 'Shtypi' dhe 'Bota e Re' e Korçës. Këto shkrime janë një fakt i pakundërshtueshëm që e vendosin  Qemalin plot dinjitet në brezin e shkrimtarëve të rinj të viteve '30, brez që ka luftuar me pushkë e penë për përparimin e shoqërise shqiptare. Në një rast Qemali shkruan: 'Ndjeva turp kur pashë rrobat e mia të ngrohta pranë një njeriu të xhveshur, që po dridhej nga të ftohtit në një natë dimri. Dënova shoqërinë njerëzore, premtova'.
Në një bllok, aty nga viti 1935 kur ishte 12, 13 vjeçar, ku mbante ditarin e tij, Qemali shkruante: 'Sot, ne nxënësit e klasës se 5-të A, vendosëm të bashkohemi dhe krijuam shoqërine 'Besa Shqiptare'. Në këtë shoqëri bëjnë pjesë myslimanë, ortodoksë, çifutë dhe katolikë'. Këtu duket qartë se ç'dëshira ka pasur ai që në rininë  e vet për ta parë të  bashkuar popullin tonë pa dallim feje dhe krahine.
Në vitin 1936 vjen me banim në Tirane dhe Qemali regjistrohet në Lice. Në kryeqytet ai shoqërohet me Vasil Shanton, Themo Vasin, Xhezmi Dellin, Ali Demin. Veprimtaria e tij ra në sy dhe, në vitin 1939, Qemalin e arreston qeveria e Zogut duke e akuzuar si komunist. Në  vitin 1939 qeveria e Zogut zhvillon një gjyq në ngarkim të 65 komunistëve, ku nga më kryesorët ishte Qemal Stafa.
Familja i caktoi avokat mbrojtes Fuad Asllanin, i cili, një ditë pasi kishte filluar të bënte mbrojtjen e shkëlqyer të Qemalit erdhi tek ne dhe i mërzitur i tha gjyshes: 'Qemali më përzuri dhe më tha se do të mbrohet vetë'. Në një nga seancat e gjyqit avokati i tha trupit gjykues: 'Ky është i ri dhe sirenat e komunizmit e kanë tërhequr, ashtu siç tërhoqën Uliksin'.
Në kohën që Qemali vuante dënimin në burgun e Mbreshtanit, në Berat, familja Stafa  u godit nga vdekja e vëllait të Qemalit,  Dr. Veli Stafës, i cili pasi ishte diplomuar për mjekësi në  Bolonj  të  Italisë  punoi për disa muaj si shef klinike në  Spitalin Ushtarak në Tiranë. Më  pas ai shkoi për kualifikim në Francë dhe prej andej erdhi në Tiranë me arkivolin mbështjellur  me flamurin kombëtar, porosi e studentëve që studionin në atë kohë atje.
Për vitet studentore të Qemalit në Firence të Italisë  ka treguar  shoku i tij i ngushtë  ing. Vasil Shqahu, që  ka thënë: 'Në provimin që Qemali dha në Firence profesori italian e vlerësoi ate me notën 'dieci e lode', gjë tepër e rrallë per Fakultetin e Drejtësise në atë  qytet.
Më 4 shkurt hapet gjyqi, ku Qemali nga i akuzuar kthehet në akuzues. Në prill të 39-ës arratiset nga burgu. Më  8 nëntor 1941 merr pjesë në mbledhjen për themelimin e PKSH-së si përfaqësues i Grupit Komunist të  Shkodrës dhe zgjidhet anëtar i Komitetit Central Provizor të kësaj partie. Me 23 nëntor 1941 zgjidhet dhe sekretar politik i KQ të Rinisë Komuniste Shqiptare. Shquhet për një aktivitet të gjërë në krijimin e organizatave të rinisë në rrethe të ndryshme, si në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Delvine, Fier. Me 5 maj 1942 rrethohet tradhtisht në një lagje të Tiranës dhe vritet. Pikërisht në rrugën “5 Maji”, ku është edhe lapidari i tij.
Krahas aktivitetit revolucionar Qemali ka lënë  edhe një material letrar të pasur , si në poezi dhe në prozën  e shkurtër. Ai nisi të debutojë në letërsi që në moshë të  re. Provat e tij të para janë hartimet e bukura që shkroi në bankat e shkollës. Më pas, me një punë këmbëngulëse, Qemali realizoi dhe krijime të vërteta letrare, ndonj ë prej të cilave e botoi te 'Vatra e Rinisë', 'Bota e Re', 'Shtypi', me pseudonimin Brutus ose me siglën B-us.
Nota kryesore e krijimeve të  Qemalit është revolta, qëndresa, ndaj dhe heroi i shkrimeve të tij është njeriu që nuk mposhtet nga vështirësitë.
Qemali lëvroi kryesisht prozën e shkurtër  dhe pikërisht skicën e portretin.
Trashëgimia letrare  si dhe figura e tij prej progresisti të shquar ngjallin nderim dhe respekt të thellë.

Veli Stafa, vëllai i heroit, mjeku shkrimtar
Veli Stafa lindi në Elbasan më 25.10.1915 në një familje të borgjezisë së mesme. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, ndërsa arsimin e mesëm e kreu në Kolegjin e Etnëve Jezuitë në Shkodër, të cilin e mbaroi me rezultate të shkëlqyera më 1932. Profesor Injac Zamputi në kujtimet e tij shkruan: "Më kujtohet si sot kur po shkruaja diplomën e maturantit Veli Stafa. Më erdhi pranë mësuesi i tij Dom Ndre Mjeda, i cili i hodhi një shikim diplomës, duke vënë gishtin te vendi ku do të shkruhej nota e letërsisë shqipe dhe  më tha këto fjalë: 'Këtu vendos një dhjetë me bojë të kuqe'. Unë nuk ia prisha dhe e shkrova siç donte ai, duke vepruar diçka që nuk ishte parë deri atë ditë, as nuk ishte në praktikën e zakonshme. Me të vërtetë nuk mbaj mend të kem shkruar nota mature me bojë të kuqe, veç atij rasti. Ai u kënaq dhe vazhdoi duke thurur lëvdata për maturantin Veli". I dhënë marrëzisht pas letërsisë dhe filozofisë, Veliut iu desh të respektonte vullnetin e prindërve,  të studionte për mjekësi. Kështu, në tetor të vitit 1933 fillon studimet në falultetin e mjekësisë në Bolonja të Italisë. Më 5 korrik 1938 diplomohet duke mbrojtur temën 'Kufizimet martesore nga pikpamja e përmirësimit gjenetik', duke pasur në këtë mënyrë të drejtën për t'u emërtuar studiuesi i parë shqiptar i problemeve gjenetike. Në muajin korrik të po atij viti kthehet në Shqipëri. Veten e quante doktor i të vobektëve e jetimëve, por edhe nga të tjerët kështu kujtohet edhe sot. Në shtator shkon në Glonik të Jugosllavisë për t'u mjekuar nga turbekulozi (TBC). Por sëmundja nuk e fali penën e spikatur të viteve '30 dhe të riun human i cili vdiq në moshën 24-vjeçare në Sanatoriumin 'Rueil Malmaison' afër Parisit. Edhe pse larg familjes, Veliu nuk vdiq vetëm. Miku i tij Frederik Shiroka, kushëriri Fejzullah Sejdini dhe dr.Spiro Çipi korçar kanë qëndruar pranë të riut në momentet e lamtumirës.
Më 2 prill trupi i 24-vjeçarit përcillet për t'u varrosur në Elbasan, në Varrezat e Teqes së Madhe Bektashiane, ndërsa te ura e Tabakëve rinia kryeqytetase përcolli "Platonicusin", i cili, edhe pse në moshë të re, luftoi me anë të penës së tij për emancipin e shoqërisë dhe  në veçanti atë të femrës.
Të vdesësh nga dashuria. Kështu mund të etiketohet historia e "Platonicus-it", i cili në kohën kur ndodhej në Itali si student dashurohet me Marian. E fejuara e tij sëmuret nga TBC-ja dhe i kërkon Veliut të ndahen për ta ruajtur nga sëmundja vdekjeprurëse, por i riu nuk mund ta braktiste dashurinë e tij në momentet e fundit të jetës, dashuri e cila vetëm pas disa kohësh i mori jetën edhe 24-vjeçarit.
Shkrimet e para të Veli Stafës, që mori pseudonimin "Platonicus" u udhëhoqën nga rryma e simbolizmit si poezia "Para nji kafke", botuar te Përpjekja Shqiptare 1937) dhe më vonë nga realizmi modern. Ibsen, Balzak, Rolan, Gorki, Herbert Uells, Barbusse, Viktor Marguerite, ishin shkrimtarët e preferuar të tij. Vetë Veliu ka bashkëpunuar me revistat e asaj kohe Arbënia e Nebil dhe Ikbal Çikës, Illyria, Përpjekja Shqiptare të Branko Merxhanit, ku ka shkruar prozë, poezi e recensione, siç është rasti i shkrimit "Puhina" ku lavdëron penën e Ethem Haxhiademit. Në vitin 1982 shkrimtari i njohur Andrea Varfi i mblodhi të gjitha shkrimet e të riut, duke i përmbledhur në librin "Vepra Letrare e Veli Stafës". Aktualisht emri i Veli Stafës është hequr nga Antologjia, ndërsa të afërmit e tij shprehen: "Fatkeqësisht, sot botues të ndryshëm, me mëndje të klasës së katërt, siç i cilëson Faik Konica, e kanë fshirë padrejtësisht emrin e Veli Stafës nga Antologjitë letrare, këtë gjeni të intelektualizmit dhe e kanë zëvendësuar me të tjerë, sigurisht për "konvenienca politike". Inkuzicioni ndaj intelektualëve shqiptarë për çudi vazhdon.

 

 

Informacione kontakti

Per me teper informacione ne lidhje me Kryetarin e Shoqates, Kryesine, Kryeredaksine e Gazetes Stebleva

lexo me teper

Gazeta Stebleva

Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. . Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005.

lexo me teper

Projekte te Shoqates

This section is under construction.

 

lexo me teper

Objektiva te shoqates

Posta jone elektronike

 

goni
goni
beni
goni