Mire se vini ne Stebleve!  

 

 

Figura te shquara te Stebleves

Steblevasit jane te permendur tradicionalisht si tregetare te shquar etj. Po keshtu Stebleva shquhet per nje mori personalitetesh ne fushen e arsimit, shkences, fese si dhe figurash te shquara patriotike etj.

 

 

 

 

 

Ndër patriotët steblevas që kanë kontribuar në luftën për gjuhën, lirinë e përparimin e vendit është dhe Vahid Kormaku. Ai lindi në Steblevë më 17.06.1885 në një familje me tradita patriotike dhe atdhetare. Në fundin e shekullit XIX, si shumë gollobordas të tjerë, për të siguruar jetesën e familjes, dhe Sali Kurmaku mori rrugën e kurbetit. Ai kishte arritur të siguronte një vënd pune si mjeshtër e ndërtues në Selanik, ku influenca e elementit shqiptar ishte e ndjeshme, ku kultura orientale ishte asimiluar nga vendasit. Me vete në kurbet, Sali Kormaku kishte marre edhe të birin, Vahidin. Njëkohësisht, Saliu, duke jetuar e punuar në emigrim, kishte kërkesa për arsimimin e djalit të tij. Ky është dhe motivi që e shtyu Saliun që të mos i ushqente të birit profesionin e tij, atë të ndërtuesit, por atë të shkollimit.

 
mesuesja

 

Vahid Kormaku

Veprimtar dhe atdhetar

i shquar

 
 

 

Në Selanik, Vahidi mbaroi shkollën fillore, gjimnazin turk dhe Medresenë.Me mbarimin e studimeve në moshë fare të re, kthehet në vendlindje. Vahidi mori pjesë së bashku me shatarët e Steblevës nëluftën kundër shovinistëve serbë në vitet 1915-1920.

(Foto e rralle) Mesuesja e Stebleves Teuta Kormaku

mes nxenesve te Matures 1959

 

Tre herë e dogjën fshatin Steblevë pushtuesit serbë, por asnjëherë nuk e nënshtruan.Këto beteja si dhe shpirti liridashës i bashkëfshatarëve të tij, formuan bindjen tek Vahidi se mënyra më e mirë dhe më efikase për t'i shërbyer cështjes kombëtare ishte ndricimi i mëndjes së fëmijëve dhe të rinjve të krahinës., nëpërmjet shkollës, arsimimit, gjuhës shqipe. Dëshira e tij e zjarrtë ishte dhënja e mësimit në gjuhën shqipe dhe këtë e realizoi pasi kreu kursin e shkollës normale në Elbasan në vitin 1921 dhe marjen e diplomës së mësuesit në Shkodër Prof.Dr. Fridrih Markgraf, një nga botanistët më të njohur zviceran që ka bërë kërkime e studime në fushën e florës shqiptare, përfshi Steblevën e Llangën në librin e tij : "In Albaniens Bergen", botuar më 1930 shkruan se Vahidi më tregoi bibliotekën e tij dhe dy dëftesa
që kishte marre në Selanik dhe në Shkodër. Falë intelektit të tij, Vahidi arriti të njihte mirë gjuhët orientale (arabisht, persisht, osmanisht), gjuhët slave (sërbo-kroatisht,
maqedonisht), gjuhët neolatine (italisht), Greqisht, ndërsa profesori Markgraf në librin e tij thotë se Vahidi dinte dhe gjermanisht. I paisur me arsim e kulturë bashkëkohore, si njohës i disa gjuhëve të huaja si dhe nga dëshira atdhetare, Vahid Kormaku do të jepte ndihmesën e tij për 25 vjet në disa fusha, si në atë të historisë, arkeologjisë, folklorit, linguistikës, të botanikës, të luftëtarit në mbrojtje të cështjes kombëtare në vitet 1915-1920, e të mësuesit ët zellshëm atdhetar. Pas shumë përpjekjesh të mëdha të masave arsimdashëse të zonës së Sulovës, të etur për dije e kulturë, pritën me dashuri të madhe mësuesine tyre, që edhe sot pas 85 vjetësh e kujtojnë dhe nderojnë me emrin e fshatit, Vahid Stebleva.
I pa haruar do të mbetet 14 shtatori i vitit 1921 për banorët e Sulovës, se në fshatin Tunjë të nën/prefekturës së Gramshit u hap shkolla e parë shqipe për këët zonë, me 40 nxënësit e parë nga 10 fshatra dhe që filluan të mësojnë gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 1923-1924 u transferua në prefekturën e Dibrës dhe emërohet mësues në Borovë, ku edhe këtu hapet për herë të parë shkolla shqipe. Deri në vitin 1946 shërbeu si mësues edhe në fshatrat Steblevë, Okshtun të Madh, Fushë-Bulqizë e Klenjë, kudo i pa përtuar, i palodhur, kurdoherë i shoqëruar me dashurinë e nxënësve dhe të fshatarëve. Vahid Kurmaku është i pari studiues dibran që është mar me lokalizimin e betejave të Skënderbeut në Dibër. Monografia e tij në dorëshkrim, punuar në dy variante. "Sheshet e betejave të Skënderbeut në dritë të realitetit", dëshmon për pasionin, kulturën e tij si dhe dëshirën për t'u
trasmetuar brezave, të dokumentuar të vërtetën historike. Me interes janë dhënë në këtë monografi përshkrimi i rrugëve malore e fushore që lidhen me betejat e Skënderbeut në Dibër ku vë në dukje disa momente të tilla si: "Dibra, sheshi e betejave të Skënderbeut.Ai bëri përshkrime të gjeografisë së vendit dhe jep për vendet e luftrave: Torviole(Torviollit), Valekalia, Mokra, Otoneta, Oranikus, Sfetigrad, Modrisa, Pologa, Mekadia, etj.., ku Skënderbeu ka triumfuar ndaj ushtrisë osmane. Në dorëshkrimine tij Vahidi shkruan dhe për popullsinë autoktone të trevës së Kocaxhikut, Drinkollit dhe Gollobordës, ku me një kulturë të shëndoshë shkencore edhe pse këto krahina kanë njohur pushtimin, ku megjithë
ndikimin e diktatin romako-bizantin të kaluar nëpër ndikimet slave, vendasit ruajtën të gjalla gjuhën, zakonet dhe kulturën e tyre. Nga pikëpamja folklorike, Golloborda, kjo krahinë e admiruar ka mjaft legjenda të kohës së Skënderbeut që edhe sot përmenden në një varg gojëdhënash si: "Fama dhe trimëria e Skënderbeut kundër turqve" "Trimëria e Moisi Golemit", "Martesa e Skënderbeut"(këngë), "Emigracioni I Drinkollasve për në Itali e Austri", "Jakucja", "Shenjë zie për vdekjen e Skënderbeut", "Veson Vesa në tokë të Shqipërisë"(këngë), etj.. Më 28 prill 1938, Vahidi do të dërgonte në Muzeun Kombëtar në Tiranë dy relike arkeologjike të gjtura në Orvenik të Steblevës: Një gjyle 12 kg që datohet e vitit 1448 dhe një monedhë argjendi e prerë në Dibër me rastin e rrethimit të Sefdigradit më 1449. Në vitet 20 Vahidi i është vënë dhe studimit të florës në Dibër. Profesor Markgraf në librin e tij thotë se mësuesi(Vahidi) në bibliotekën e tij kishte një libër të madh matematike turqisht që e kishte bërë si herbarium, ku kishte vendosur të gjitha bimët e trevës së Steblevës. Profesori shton se nga Vahidi mësove dhe emra bimësh dhe gjëra të tjera. Ai kishte bashkëpunime dhe miqë si me Prof. Dr. Fridrih Margraf , një nga botanistët më të njohur zvicerianë që ka bërë kërkime e studime dhe në fushën e florës shqiptare, studime që i ka përmbledhur në librin e tij:"In Albanien Bergen" , botuar më 1930. Në këtë libër me ndihmën e Vahidit është edhe studimi për Steblevën dhe Llangën. Vahid Kormaku është një nga të parët që ka kontribuar për çështjen e arësimit shqip, për gjuhën, lirinë dhe përparimin e vendit. Ai ka lindur në Steblevë më 17 qershor 1885 në një familje me tradita atdhetare. Në fundin e shek. XIX, si edhe shumë shqiptarë të tjerë, edhe i jati i Vahidit, Sali Kormaku mori rrugën e Kurbetit. Ai u vendos në Selanik, ku arriti që të siguronte një vend punë si mjeshtër e ndërtues, zanat që të gjithë steblevasit dhe gollobordasit e kishin të tyrin. Me vehte kishte marrë edhe të birin, Vahidin, me dëshirën edhe për ta arsimuar. Vahidi në Selanik mbaroi shkollën fillore, Gjimnazin turk dhe Medresenë. Pas mbarimit të tudimeve,
Vahidi kthehet në vendlindje, ku menjëherë merr pjesë në luftimet kundër serbëve së bashku me të gjithë fshatarët e tjerë të cilët nuk duronin pushtim. Tre herë u dogj Stebleva nga serbët, tre herë e rindërtuan dhe e bënë edhe më të mirë Steblevën, bijtë e saj. Bashkë me atdhetarizmin ne trashëguar tek Vahidi filloi të zhvillohet edhe dëshira për të përhapur
gjuhën shqipe tek bashkëfshatarët e tij dhe kudo në Shqipëri. Ndaj për këtë mbaroi një kurs plotësimi në Shkollën Normale të Elbasanit dhe të Shkodrës në vitin 1921, nga ku
mori edhe diplomën e mësuesit të shqipes. Dhe vetëm për pak kohë Vahidin do ta gjejmë në një shkollë të Gramshit. Ishte 14 shtatori i vitit 1921 ku në Sulovë të Gramshit u hap shkolla e parë shqipe në këtë zonë, ku nxënës të 10 fshatrave që plotësuan 40 nxënësit e parë më mësues Vahid Kormakun, të cilit i thërritnin Vahid Stebleva, në emër të fshatit të tij.
Në vitin 1923-1924 transferohet në Prefekturën e Dibrës dhe emërohet mësues në fshatin Borovë, ku edhe këtu hapej për herë të parë shkolla shqipe. Edhe sot e kësaj dite, shkolla e parë shqipe në Gramsh , ku dha mësim Vahid Kormaku mban emrin e tij, shkolla "Vahid Stebleva". Vahidi shërbeu si mësues deri në vitin 1946 në fshatrat e Steblevës, Klenjës, Okshtunit të Madh dhe Fushë-Bulqizës. Por Vahid Kormaku nuk ishte thjesht një mësimdhënës. Ai ishte një studiues dhe një poliglot. Ai njihte mirë shumë gjuhë të huaja, gjuhët
orientiale( arabisht, persisht dhe turqishtenNga Vahid Kurmaku i Riu (turqishten e vjetër), gjuhët sllave (serbisht dhe maqedonisht) , gjuhën italiane dhe atë greke. Kishte njhuri
edhe për gjuhën gjermane. Shkencëtari, profesori, poligloti, ekologjisti Vahid Kormaku ndihmoi profesorin gjerman nga Zvicra të mësonte dhe të mblidhte të gjitha llojet e bimëve, gjetheve dhe pemëve të krahinës së Steblevës. Pra ai ishte ekologjisti i parë që shkencërisht studioi florën shqiptare. Librat e tij ishin të mbushur me gjethe e bimë të thara të kësaj
zone. Kanë kaluar vite. Flora dhe fauna shqiptare më shumë është dëmtuar se sa është ruajtur. Kështu ka ndodhur edhe në Steblevë. Këto mrekulli të natyrës dhe të paraardhësve tanë po dëmtohen. Amaneti i Vahid Kormakut po shkelet. Por ne nuk do të lejojmë që të shkatrrohet ky monument i natyrës, kjo bukuri e rrallë e papërsëritëshme. E ku mund të gjeje vende të tilla si burimi karstik tek Livadhet e Gjinajve, si Lulet tek Fusha e 30-ës, si Liqeni i Draganit, si Gështenjat e Egra, si Mali i Raduçit, si Fusha e Steblevës. Jo më kot ka mbetur gojë më gojë pengu i mosblerjes së Steblevës:

"Moj e bukura Steblevë
me para s'të bleva dot !
Jo kurrë nuk do të shitet dhe do të blihet Stebleva dhe pasuritë nayrore të saj. Për to kemi derdhur kaq shumë gjak dhe djersë.

 

Nga Vahid Kormaku i Riu

 

 

 

 

Informacione kontakti

Per me teper informacione ne lidhje me Kryetarin e Shoqates, Kryesine, Kryeredaksine e Gazetes Stebleva

lexo me teper

Gazeta Stebleva

Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. . Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005.

lexo me teper

Projekte te Shoqates

This section is under construction.

 

lexo me teper

Objektiva te shoqates

Posta jone elektronike

 

goni
goni
beni
goni