Flora dhe fauna Pervec pasurive pyjore te permendura me lart me pemet e drurit te ahut, pishes se zeze, lisit, bredhit te bardhe, panjes, vidhit, ka nje larmi te jashtezakonshme te bimeve medicinale si dellinja e zeze, trendafili i eger, hithra, luleshtrydhja, mjedra, salepi, njemijefleteshi, shtogu, boronica, dhjetera lloje kerpudhash me shije te pa krahasueshme e me vlera te shumta mjedisore. Kullotat alpine te kesaj zone shquhen per shume llojshmerine e bimesise me lulet shume ngjyreshe ne livadhet e panumerta. Ne keto masive pyjore jetojne nje mori kafshesh te egra brejtese dhe grabitqare si: Ariu, ujku, dhelpra, derri i iger, kaprolli, macja e eger, rreqebulli, lepuri etj. Jetojne gjithashtu nje numer i madh shpendesh te egra si: Qyqja, harabeli, thelleza e malit, pellumbi i eger, grifsha, skifteri dhe dhjetera lloje zogjsh te vegjel.
|
|
![]() |
Per me teper informacione ne lidhje me Kryetarin e Shoqates, Kryesine, Kryeredaksine e Gazetes Stebleva
Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. . Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005.