Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005. Gazeta Stebleva eshte nje organ qe ideohet, formulohet, redaktohet dhe botohet nga vete kryesia dhe anetaret e shoqates. Donacionet per prodhimin e saj gjenden nga ana e kreut te shoqates ne rruge private nga donatore te ndryshem. Gazeta “Stebleva” eshte nje botim mujor. Ajo do të jetë tribuna e mendimit të lirë të të gjithë steblevasve kudo që janë, do të pasqyroje historinë, traditat e lashta dhe kulturën e fshatit tonë, problemet dhe shqetësimet e fshatit e banorëve të tij, gjëndjen e resuseve natyrore si dhe përpjekjet për ruajtjen e pasurimin e tyre. Gazeta jonë do të denoncoje ashpër të gjithë ata faktorë apo persona që abuzojnë e përfitojnë në mënyrë jo të ligjshme nga pasuritë e fshatit tonë, të krijuara e ruajtura nga brezat e të parëve tanë. Gjithashtu, në faqet e saj, do të gjejnë vënd inisiativat për kthimin e zonës në zonë turistike, vënjen në dobi të komunitetit të pasurive të saj, si dhe përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës. Gjithashtu, në faqet e gazetës do të përshëndeten inisiativat e rikthimit në fshat, investimet e ndryshme në turizëm, blegtori , frutikulturë, bujqësi, etj. te banoreve të ikur pë shkaqe ekonomike nëpër vite e dekada. Njëkohësisht, faqet e gazetës do të jenë të hapura për shprehjen e rrugëve e mundësive për forcimin e miqësisë tradicionale të fqinjëve, deri në pasqyrimin e nismave të përbashkëta për të mirën e zonës sonë të lënë deri tani në harresë. Për përmbushjen e këtij misioni, ftohen të gjithë intelektualët Steblevas, banorët e saj, por dhe dashamirës të shumtë, që të shkruajnë e të sjellin në redaksi shkrimet e tyre per publikim. Redaksia e Gazetes Stebleva |
Gazeta Stebleva nr.2
Kjo gazete doli ne qarkullim ne prag te krishtlindjeve ne muajin Dhjetor 2005. Ajo dha sihariqin e rifutjes në projektet e qeverise per vitin 2006 te aksit rrugor nacional Librazhd-Steblevë. Ne kete numur nder artikujt me kryesore do te lexoni: Hapet dogana e Trebishtit, “harrohet” ajo e Steblevës !? - FAQE 7 |
![]() |
Gazeta Stebleva nr.6
Pervec pasurive pyjore te permendura me lart me pemet e drurit te ahut, pishes se zeze, lisit, bredhit te bardhe, panjes, vidhit, ka nje larmi te jashtezakonshme te bimeve medicinale si dellinja e zeze, trendafili i eger, hithra, luleshtrydhja, mjedra, salepi, njemijefleteshi, shtogu, boronica, dhjetera lloje kerpudhash me shije te pa krahasueshme e me vlera te shumta mjedisore. Kullotat alpine te kesaj zone shquhen per shume llojshmerine e |
![]() |
Arkiva e Gazetes Stebleva
Per me teper informacione ne lidhje me Kryetarin e Shoqates, Kryesine, Kryeredaksine e Gazetes Stebleva
Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. . Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005.