Profili ekonomik dhe turizmi Qysh ne vitin 1937 Stebleva ka percaktuar ekzakt kufijte e saj me fshatrat fqinje duke i regjistruar ato ne tapine e ketij viti. Gjithashtu fshati disponon edhe tapine e kohes se pushtimit turk. Vetem ne ekonomine pyjore Stebleve - Prodan, sipas statistikave ka 1200 ha pyje te moshes 80 vjecare te ruajtura ne gjendjen e tyre natyrale. Fshati Stebleve ka nje siperfaqe prej 5685,2 hektare. Nga kjo siperfaqe, 1350 ha jane pyje te uleta dhe kullota te gjelberuara, 2768 ha jane pyje te larta ahu, 80 ha jane pyje te reja pishe te zeze si dhe nje sasi pyjesh dushku. Pas ketyre pyjeve shtrihen kullotat alpine te Raducit dhe Visharices me burime ujore te kristalta. Disa nga vendet me bukuri te vecante jane: Fusha e Stebleves e pershkruar nga ujera pa mbarim, Mali i Raducit (2082m), Mali i Draganit, Liqeni natyral i Draganit, Geshtenjat e Egra, Fusha e 30-es, Cajret e Thata, Livadhet e Visharices, Kallkani (2134m), Mali i Stratorit, Pyjet e Mllaces, Pyjet e Kusarit, Perroi i Govatave, Cesma e Ataturkut, Vakefi i Stebleves Varri i Gjizaxhiut, Kodra e Boroves etj. Numuri shume i madh i burimeve natyrale ujore, perrenjve, dy prej liqeneve me tipike te ketyre lartesive, numuri i madh i lendinave e livadheve, kullotat alpine dhe klima malore e ben Stebleven nje vend shume pershtatshem per turizmin malor. Ketu, turistet vendas dhe ata te huaj do te gjejne pervec resurseve nayrore edhe ambjente te pershtatshme strehimi dhe pushimi si dhe nje infrastrukture akomodimi qe po zhvillohet cdo dite, me resorte dhe ndertime te tjera qe po e plotesojne ate.Mbrojtja e ketyre pasurive natyrore dhe kthimi i Stebleves ne zone turistike eshte objektivi kryesor i Shoqates Stebleva. |
|
![]() |
Per me teper informacione ne lidhje me Kryetarin e Shoqates, Kryesine, Kryeredaksine e Gazetes Stebleva
Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. . Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005.