Mire se vini ne Stebleve!  

 

 

Figura te shquara te Stebleves

Steblevasit jane te permendur tradicionalisht si tregetare te shquar etj. Po keshtu Stebleva shquhet per nje mori personalitetesh ne fushen e arsimit, shkences, fese si dhe figurash te shquara patriotike etj.

 

 

 

Hazis Lila

Hazis Lila, ose siç njihet nga shtypi kohës Hazis Efendiu ose Hoxhë Lila  u lind në Steblevë të Dibrës në vitin 1875 në një familje të mesme fshatare me tradita patriotike. Mësimet e para në shqip dhe turqisht i mori i në fshatin e tij nga Imer Hoxha, i cili përveçse kryente shërbimet fetare në xhami si hoxhë, jepte mësim në Mejtepin e fshatit në gjuhën turke dhe fshehurazi edhe gjuhën shqipe  nëpërmjet një abetareje që e kishte futur në Shqipëri që në vitin 1890 patrioti Dervish Zharri nga Berzeshta.
Studimet i mesme i kreu në Selanik. Studimet e larta i kreu në Stamboll për teologji. Pasi kreu me sukses studimet e larta për teologji u specializua për filozofi dhe astrologji në Francë. Ai ishte njohës i shkëlqyer i arabishtes, turqishtes , persishtes dhe frëngjishtes.
Mbasi mbaron studimet në Francë, kthehet në Shqipëri në moshën 30 vjeçare dhe emërohet profesor për gjuhën turke në Gostivar  dhe më vonë drejtor i shkollës së mesme turke në Dibër të Madhe. Në këtë qytet ai njihet dhe futet në veprimtari të përbashkët me Vehbi Dibrën, Hoxhë Moglicën, Said Najdenin etj. Nga libri: “Figura të shquara të mendimit islamik shqiptar”

HAZIS LILA (HOXHË LILA)

Klerik dhe dijetar i shquar

 

 
 

Ai bëhet anëtar i klubit “Bashkimi” të Manastirit në korrik 1908 dhe në nëntor 1908 merr pjesë si delegat  i Kongresit të Manastirit, ose Kongresit të njesimit të gjuhës shqipe, përkrah me 50 burra të shquar të kombit shqiptar si Luigj Gurakuqi, Shahin Kolonja, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Mihal Grameno, Sotir Peci, Hilë Mosi, Mati Logoreci, Bajo Topulli, Gjergj Qiriazi etj.
Edhe pse ishte nëpunës i shtetit turk , drejtor i shkollës së mesme turke me titull hafuz, ai kishte përqafuar idetë iluministe franceze ku kishte studiuar si dhe idetë e rilindasve tanë. Ai është pjesëmarrë si të gjitha takimeve dhe kuvendeve për zgjim kombëtar, liri dhe pavarësi. Ai ishte anëtar i shoqërisë patriotike „Bashkim e Përparim“ që ishte e përhapur pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Në kuadrin e përhapjes së këtyre ideve dhe veprimtarive ai krijoi „Grupin Patriotik të Gollobordës“ me qendër në Steblevë. Ai bashkëpunoi me patriotët e zonës si Hoxhë Hasan Moglicën nga Moglica e Okshtunit, me Elez Koçin nga Ostreni, me Islam Lamën nga Stebleva, me Vasil Pleushkun nga Klenja, me Murat Qolin nga Zabzuni etj. Me të cilët merreshin me organizimin e shkollave shqipe dhe përhapjen e gjuhës shqipe, shpërndarjen e librave shqip në Steblevë, Okshtun, Klenjë, Trebisht, Ostren etj. Librat shqip prodhoheshin në Stamboll nga shoqata patriotike shqiptare dhe silleshin në Shqipëri dhe konkretisht në Gollobordë nëpërmjet tregëtarëve vendas. Libra shqip vinin edhe nga shoqëritë shqiptare të Sofies dhe Bukureshtit.
Verpimtaria patriotike e Hoxhë Hazis Lilës ra në sy të autoriteteve turke, të xhonturqve , të cilët ndonëse më liberalë se paraardhësit e tyre ndaj shqiptarëve ishin prepotentë dhe aspak tolerantë e dashamirës për lejimin e gjuhës shqipe. Ata e transferojne Hoxhë Lilën në Ohër dhe më pas në Manastir si mësuses i thjeshtë në shkollat turke. Por ky transferim nuk e ndali aspak veprimtarinë patriotike të tij, përkundrazi e forcoi atë. Në korrik 1908 ai bë anëtar i Klubit Patriotik „Bashkimi“ të Manastirit. Ai merr pjesë në Kongresin e Manastirit si delegat i Berzeshtës dhe Steblevës që u zhvillua nga data 14-22 nëntor 1908 dhe më vonë në Kongresin e Elbasanit më 2-8 shtator 1909 , që u finalizua me hapjen e Shkollës Normale për përgatitjen e arsimtarëve të gjuhës shqipe. Së bashku me Seit Najdenin (Hoxhë Vokrrin) dhe Hoxhë Hasan Moglicën hartuan edhe planin e lëvizjes së armatosur për shporrjen e turqve nga zona e Gollobordës. Në vitin 1911 Hoxhë Lila së bashku me fshatarët dhe shokët e tij organizoi djegjen e mejtepeve turke në të gjithë krahinën e Gollobordës si në Steblevë, Trebisht, Ostren i Madh, Okshtun i Madh etj.
Në vitet 1911-1912 organizon revoltat popullore kundër pushtimit turk.. Këto veprimtari finalizohen me pjesëmarjen e tij në Vlorë më 28 nëntor 1912. 
Hazis Lila do të jetë përkrah Ismail Qemalit më 28 nëntor 1912 në momentin e shpalljes së pavarësisë.  Ai ndonëse nuk është firmëtar si në Kongresin e Manastirit ku kontributi i tij për gjuhën shqipe është i pamohueshëm si një nga 50 delegatët e gjithë shqiptarizmës, në Vlorë përsëri roli i tij është vendimtar. Këtë e vërteton fakti që ai u emërua nga qeveria e Ismail Qemal si krahinar për gjithë krahinën e Gollobordës.
Hazis Lila kishte lidhje dhe kishte miqësi me Prefektin e Elbasanit, Aqif Pashë Biçakun (Elbasanin). Me tu kthyer nga Vlora ai shpalli bashkimin e krahinës së Gollobordës me Qeverinë e Vlorës dhe ngriti flamurin shqiptar në krahinë. Me ndihmën e Aqif Pashës ai ngriti dhe ndërtoi administratën e krahinës në kushte tashmë terrori sepse menjëherë pas shpalljes së pavarësisë kemi ndërhyrjen ushtarake serbe në krahinë për të depërtyar deri në Shkumbin.
Hazis Lila së bashku me shokët e tij patriotë të krahinës dhe të fshatit Steblevë kurrë nuk u pajtua me vendimin e 1913 për copëtimine kufijve të Shqipërisë. Deri në dorëheqjen e Qeverisë së Vlorës me 22 janar 1914 ai ruajti tërësinë teritoriale të krahinës duke mos lejuar copëtimin e mëtejshëm. Pas vendosjes së kufijve të vitit 1913 , ushtritë serbe u përqëndruan në fshatin Llabunisht të Strugës duke pritur momentin e përshtatshëm për të sulmuar përsëri fshatrat shqiptarë brenda kufijve të vitit 1913. Në këto kushte krahinari Hazis Lila organizoi një forcë të armatosur prej 100 vetësh të komanduar nga Ahmet Bejtaga , komandant i xhandarmërisë i emëruar nga qeveria e Vlorës.
Ai do ta vazhdojë luftën e tij të pandalur deri sa serbët e vranë më 7 qershor 1915 bie në pritën e organizuar nga serbët  dhe masakrohet barbarisht prej tyre.Kjo vrasje politike dhe barbari u bë pikërisht në Llakavicë , në vendin ku u kundërshtuan kufijtë e vitit 1913 dhe vendimet e Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve.
Kështu mbylli sytë një nga bijtë, intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj të Steblevës, krahinës dhe gjithë Shqipëtarisë.

Nga libri: “Figura të shquara të mendimit islamik shqiptar”

 

HAZIZ LILA Mësuesi i Gostivarit dhe i Strugës
Në agim të shekullit XX një Hafiz i ri nga Stebleva e Gollobordës, i porsaardhur nga studimet që kishte bërë në Stamboll, u emërua mësues i frëngjishtes në Gostivar, në Strugë e më pas drejtor i shkollës "Idadije" në qytetin e Dibrës.
Ky është Haziz Lila, që më vonë do të bëhej myfti, zhvilloi një aktivitet të gjerë fetar dhe patriotik në periudhën para shpalljes së Pavarësisë. Ai solli me vete mjaft libra në gjuhën shqipe dhe i shpërndau ato fshehurazi, propagandoi te bashkëfshatarët, në mes të të cilëve banonte, frymën patriotike dhe, mbi të gjitha, përhapi alfabetin shqip, duke propaganduar njëkohësisht mospajtimin me politikën serbe dhe duke iu kundërvënë propagandës serbe dhe përpjekjeve për pushtimin e tokave shqiptare.
Aktiviteti patriotik dhe antisllav i tij i ra në sy naçalnikëve serbë, të cilët e arrestuan, e shoqëruan me një njësit ushtarësh prej tetë vetash dhe e vranë me të shtëna armësh, në vendin e quajtur "Gezden të Stebleves", më 7 qershor 1915. Haziz Lila i përket martirëve të gjuhës dhe të shkollës shqipe.

 

 

Informacione kontakti

Per me teper informacione ne lidhje me Kryetarin e Shoqates, Kryesine, Kryeredaksine e Gazetes Stebleva

lexo me teper

Gazeta Stebleva

Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. . Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005.

lexo me teper

Projekte te Shoqates

This section is under construction.

 

lexo me teper

Objektiva te shoqates

Posta jone elektronike

 

goni
goni
beni
goni