Mire se vini ne Stebleve!  

 

 

Figura te shquara te Stebleves

Steblevasit jane te permendur tradicionalisht si tregetare te shquar etj. Po keshtu Stebleva shquhet per nje mori personalitetesh ne fushen e arsimit, shkences, fese si dhe figurash te shquara patriotike etj.

 

 

 

Pleqtë Vahit Ereqi dhe Destan Bala tregojnë se Mustafa Qemal Ataturku është biri i një nëne prej Sebishti ndërsa i jati i tij ka qenë nga Stebleva. Ata janë larguar në emigrim në Selanik. Atje ka lindur Mustafa Qemali. Tokat e tyre në Steblevë janë edhe sot , tokat e Cankajve poshtë malit të Osojit. Vetëm për të ndërtuar çezmën në vendin e quajtur Terzicë ka paguar dy qese me flori. Rrënjët e tij shqiptare prej fshatit Steblevë të Dibrës i tregon edhe ngjarja që po ju tregojmë:
Një steblevas nga Bandajt në Stamboll në një kafe vret Prefektin e qytetit sepse ai shan Shqipërinë. E dënojnë me vdekje. Një grup steblevas shkojnë
te Qemal Ataturku dhe i kërkojnë që t'i falë jetën. Mustafa Qemali ka thënë:

"Për ta vrarë nuk e vrasim , por jam i detyruar ta internoj".

SIMBOLET NË EMRIN E TIJ

Mustafai ka lindur në Selanik më 11 mars të vitit 1881. I ati i tij quhej Riza. Llagapi i tyre ka qenë Conka. Tokat e Conkajve janë edhe sot në Steblevë. I pari tyre ka qenë Pirush Conka dhe ka emigruar në Selanik në vitin 1861.

 

 

 

Rizai ishte nëpunës me shpirt praktik veprimi dhe me mprehtësi e krenari të cilat ja trashëgoi edhe të birit Mustafait. Mësuesi i matematikës, i cili quhej edhe ai Mustafa, vendosi që ta thërriste Mustafa Qemal (Mustafai i shkëlqyer).Mustafai ishte djalë i zgjuar por edhe disi i veçuar. Vendosmëria e tij e heshtur për tu bërë dikushi në jetë një ditë shpërtheu edhe hapur:"Do të bëhem, do ta shihni së shpejti." Pas shkollës së mesme në Selanik, në vitin 1895 ai u regjistrua në Liceun Ushtarak të Manastirit. Manastiri në atë kohë ishte bërë qendër revoltash kundër Perandorisë Osmane. Së bashku me Fetiun, një shok nga Ohri mësonin anglisht dhe lexonin Volterin, Rusoin, Monteskjesnë dhe Robespierin. Lexonte aq shumë sa ja tërhoqën vemendjen se kjo ishte shkollë ushtarake dhe jo për letërsi. Mbas Liceut ushtarak të Manastirit, më 13 mars 1899 mori udhën drejt Stambollit, ku u regjistrua
në kursin e këmbësorisë të shkollës ushtarake. Stambolli ky qytet i madh me kontraste të mëdha politike dhe ekonomike i bëri përshtypje të madhe dhe e forcoi akoma më shumë formimin e tij politik. Dikur ai i pat thënë një fisniku të huaj:"Nuk jam fisnik si ju, por kam dalë nga gjiri i një populli fisnik. Ataturk është emri apo pseudonimi që i vuri populli turk pas
revolucionit që kreu në dobi të Turqisë moderne, pra i vunë emrin baba i Turqisë (Ataturk) Mustafa Qemal Ataturku është i vetmi burrë shteti, emrin e të cilit e mban rendi që krijoi,
sepse është themeluesi i Turqisë moderne. Ai bëri shëndrrimin e Turqisë nga Perandori (Sulltanat) në Republikë. Doktrina e filozofike e ideuar dhe e zbatuar shkëlqyeshëm nga Mustafa Qemal Ataturku është doktrinë e së ardhmes. Për Mustafa Qemalin kategoritë"liri" dhe "pavarësi" qëndrojnë në themel të vetëqënies së popujve. Edhe sot në çdo cep të Turqisë do të shohësh thënien e tij lapidare dhe aktuale"Një popull pa liri është i dënuar me vdekje ose të zhduket" Ai vinte drejtësinë mbi forcën, ndërsa i kushtonte rëndësi të dorës së parë forcës së brendshme të popullit. Ataturku ka qenë mik i madh i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Ai është me origjinë shqiptare (dibrane), lindur në Selanik dhe edukuar në shkollat ushtarake Turke të cilat do ta bënin gjeneral dhe udhëheqësin e Turqisë moderne. Ai nuk e mohonte këtë fakt, përkundrazi duke qenë i tillë, ai ishte mik i të gjithë popujve.
KUSH ISHTE MUSTAFA QEMAL ATATURKU?
E ëma e Mustafait ishte Zybejde Hanëmi. Hanëmi është titull për gratë e asaj kohe dhe jo mbiemër. Ndonëse Zybejdja si të gjitha gratë e asaj kohe ishte e ndrydhur nga pikpamjet
fetare, ajo punoi për edukimin e të birit dhe për pajisjen e tij mje një arsimim modern. Meqenëse i jati i Mustafait vdiq shpejt, nëna e Mustafait mori fëmijtë dhe shkoi tek i vëllai, i cili kishte emigruar më parë në një fshat pranë Selanikut të Greqisë. E jëma megjithse në kushte të vështira ekonomike e regjistroi Mustafain në shkollën e mesme, ku ai shkëlqeu
veçanërisht në matematikë.." (Revista "Bota e Re" Nr 7 Korçë, 1937)

MUSTAFA QEMAL ATATURKU DHE SHQIPËRIA
Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli për të firmosur një listë me emrat e disa shqiptarëve, që do të shpërnguleshin nga Turqia. Ataturku, pasi lexoi emrat, mori stilolapsin dhe në krye të listës vuri emrin e tij. -Zotëri, nuk e kuptoj, përse e vutë emrin tuaj në krye të listës, pyeti sekretari i habitur. -E vura, sepse i pari që duhet të shpëngulem nga Turqia, duhet të jem unë, sepse edhe unë jam shqiptar, u përgjegj Ataturku.
SHPËRNGULJA NGA SHQIPËRIA
Në vitin 1861 janë larguar nga Stebleva e Dibrës 14 familje për në Selanik, ndër to edhe familja e Pirush Conkos dhe Vesel Kuçukut. Familja Kuçuku pas 40 vjetësh kthehet në Shqipëri, por jo në Steblevë, por në Tiranë, ku banojnë edhe sot. Kolegu im ushtaraku Halil Kuçuku vazhdon të shërbejë në rradhët e Forcave të Armatosura Shqiptare në Ministrinë e
Mbrojtjes. Ndërsa familja e Pirush Conkos largohet nga Selaniku dhe vendoset në Stamboll rreth vitit 1900. Djali i tij ka qenë Rizai, babai i Mustafait , i cili mori për mbiemër fjalën "qemal" që do të thotë i shkëlqyer sepse i shkëlqyer në studime ishte realisht Mustafai. Pra nipi i Pirush Conkajt, Mustafa Qemali u bë ushtarak i lartë, gjeneral dhe më vonë Presidenti i Turqisë së Re. Në vitin 1936 është zhvilluar në Steblevë gjyqi për pronësinë e truallit të Conkajve. Gjyqi me gjyqtarë të ardhur nga Tirana dëgjoi deponimet e tre pleqve
të fshatit Vesel Kuçuku, Sadik Avda dhe Jonuz Disha. Vesel Kuçuku që banonte në atë kohë (1936) në Tiranë , pas kthimit nga Selaniku vërtetoi se trualli ku është sot shtëpia e Faslli
Kuburit (nip tek dera e Conkajve) është trualli i Pirush Conkos, gjyshit të Qemal Ataturkut. Gjyqi u zhvillua ndërmjet Jashar Lamës dhe Faslli Kuburit dhe u fitua nga ky i fundit, pasi ky
ishte nip tek Conkajt dhe i vetmi i afërt që kishte mbetur. Pra themelet e shtëpisë së Pirush Conkos, gjyshit të Qemal Ataturkut janë këto ku sot është shtëpia e Faslli Kuburit në Steblevë.
TAKIMI ME QEMAL ATATURKUN DHE POHIMI I TIJ MBI ORIGJINËN
Në vitin 1926 Dail Ereqi nga Gjinoveci dhe Xhel Agushi nga Stebleva, kurbetli dhe specialistë ndërtimi në Stamboll janë takuar rastësisht me Qemal Ataturkun. Ndërsa po punonin për restaurimin e një xhamie ata kanë marrë përgëzimet e kryetarit të shtetit turk Qemal Ataturku.

-Punë të mbarë, o ustallarë, i përshëndet Qemali.

-Mbarësi e mirësi paç, o njeri, ju përgjigjën me respekt, por pa e ditur se kush ishte por vetëm duke e marrë me mend sepse ishte i shoqëruar nga njerëz që e ruanin.
-Ju lumshin duart, qenkeni mjeshtër të zot e duar artë. E paskeni bërë më të mirë se ç'ka qenë para shkatrrimit nga lufta.
Nga ju kemi ?
-Nga Shqipëria, i përgjigjemi.
-Po nga çfarë krahine ? pyeti prapë ai.
-Jemi nga Golloborda, njëri nga Gjinoveci dhe tjetri nga Sebishti, ju përgjigjëm, pasi u bindëm se ai e njihte mirë Shqipërinë dhe pasi kishim marrë komplimentat për punën e mirë.
Ataturku nxorri nga xhepi një bllok dhe na tha : "Edhe unë andej jam, nga Stebleva. Gjyshi im më ka lënë amanet arën e Conkajve, të cilën e shprehu në maqedonisht "Conkojca
Ograda".

-A keni ndonjë nevojë ? Ishte rasti për t'u shprehur, kishte ardhur e mira tek dera.
-Mbetëm kurbetçinj , gjithë jetën pa familje, i thamë. Kaq u desh dhe na u bë menjëherë nështetësia turke dhe na u dha banesë bile edhe më të mirë se vetë turqit.
EKSPOZITË NË TIRANË KUSHTUAR ATATURKUT
Në vitin 1984. në kuadrin e 60 vjetorit të formimit të shtetit të ri turk, u hap në Pallatin e Kulturës në Tiranë, një ekspozitë kushtuar Turqisë moderne dhe arkitektit të këtij shteti modern
Ataturkut. Edhe në pemën e gjenezës së familjes së Qemal Ataturkut vërtetohet origjina e tij shqiptare dhe vendlindja etij në Selanik. Ciceroni i ekspozitës shtetas turk me origjinë kosovare pohoi nën zë se Ataturku është me origjinë nga Dibra e Shqipërisë, tregon Ramazan Hoxha, autor i librit : "Stebleva, histori dhe figura"

Përgatiti: Sakip CAMI

   

 

 

Informacione kontakti

Per me teper informacione ne lidhje me Kryetarin e Shoqates, Kryesine, Kryeredaksine e Gazetes Stebleva

lexo me teper

Gazeta Stebleva

Gazeta Stebleva eshte nje botim i Shoqates Stebleva. . Numuri i pare i saj doli ne muajin Nentor 2005.

lexo me teper

Projekte te Shoqates

This section is under construction.

 

lexo me teper

Objektiva te shoqates

Posta jone elektronike

 

goni
goni
beni
goni